Shpallen rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, ky është numri i shqiptarëve

  • E.K /
  • 30 March 2022 - 13:00
Shpallen rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, ky është numri i shqiptarëve

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës Apostol Simovski sot në një konferencë për media shpalli rezultatet zyrtare të Regjistrimit të popullsisë në vend, i cili u mbajt nga 5 deri më 30 shtator 2021.

Simovski theksoi se popullsia e përgjithshme në vend është 1.836.713 banorë. Popullsia rezidente e popullsisë sipas deklarimit të përkatësisë etnike:

58.44% – Maqedonas

24.30% –  Shqiptar

3.86% – Turq

2.53%- Rom

0.47% – Vlleh

1.30% –  Serb

0.87% – Boshnjakë

Populla e përgjithshme jorezidente të përfshirë në Regjistrimin etnike:

24.45% – Maqedonas

66.36% – Shqiptar

Regjistrimi i popullsisë të Maqedonisë së Veriut u zhvillua në muajin shtator.

Sipas të dhënave të publikuara nga enti, me regjistrimin e popullsisë që zgjati nga 5 deri më 30 shtator, u regjistruan 1.832.696 persona, 568.175 familje dhe 837.255 banesa. Ata që për çfarëdo arsye mbetën të paregjistruar, do të gjenden në ndonjë nga bazat e të dhënave gjatë përpunimit të të dhënave dhe do të jenë pjesë e regjistrimit.

(Kosova Sot Online)