
Gazetari britanik i plagosur në Kyiv tregon se si u sulmuan nga rusët

Korrespondenti i Sky News, Stuart Ramsay foli për herë të parë që kur atij dhe ekipit të tij iu zu pritë në periferi të Kyivit muajin e kaluar. Ramsay dhe kameramani i tij u goditën teksa po shkonin në qytetin e Buchas.
Ata u zunë në pritë nga forcat ruse. Arritën ta incizonin gjithë sulmin
Në një intervistë për Sky News, ai tha: “Një nga gjërat interesante është se incidente të tilla ndodhin shpesh, por është shumë e rrallë që një aparat fotografik të punojë gjatë gjithë kohës”.
Ramsay përshkroi se si ekipi, duke vozitur në një veturë familjare pa targa, filloi të bërtiste “raporterët” kur u gjendën nën zjarr.
“Nëse asgjë tjetër, pas kësaj zjarri u intensifikua”, përshkroi ai, duke shtuar se pjesa më e vështirë ishte dalja nga vetura.
(Kosova Sot Online)