Finlanda e gatshme në rast të sulmit rus: I presim që nga Lufta e Dytë Botërore

  • A.P /
  • 30 March 2022 - 20:47
Finlanda e gatshme në rast të sulmit rus: I presim që nga Lufta e Dytë Botërore

Finlanda jeton me kërcënimin rus prej dekadash nën “gatishmëri luftarake”, por ata thonë se i presim rusët që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruan Financial Times.

Nëse frika më e keqe e Europës bëhet e vërtetë, se konflikti në Ukrainë do të përhapet në fqinjët e tjerë rusë, Finlanda do të jetë gati.

Përkatësisht, Finlanda ka stoqe: të paktën gjashtë muaj të të gjitha lëndëve djegëse dhe drithërave të rëndësishme janë në stoqe strategjike, ndërsa kompanive farmaceutike kërkohet që të kenë stoqe të të gjitha barnave të importuara për një periudhë prej 3 deri në 10 muaj.

Ajo ka një mbrojtje të fortë civile. Të gjitha ndërtesat e mëdha duhet të kenë strehimoret e tyre bërthamore, ndërsa pjesa tjetër e popullatës mund të shfrytëzojë parkingje nëntokësore, (nën)pishina patinazhi dhe (nën)pishina noti që janë gati të kthehen në qendra evakuimi.

Ka dhe luftëtarë. Pothuajse një e treta e popullsisë së rritur të këtij vendi nordik janë rezervistë, që do të thotë se Finlanda mund të përdorë një nga ushtritë më të mëdha në raport me madhësinë e saj në Evropë.

“Ne kemi përgatitur shoqërinë tonë dhe kemi qenë duke u trajnuar për këtë situatë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Tytti Tuppurainen, ministri i BE-së i Finlandës. Pas tetë dekadash të jetesës së pari nën hijen e Bashkimit Sovjetik dhe tani Rusisë, rreziku i luftës në Evropë nuk i befasoi ata.

Por ajo që Finlanda e quan strategjinë e saj të “sigurisë gjithëpërfshirëse” është një shembull se si të gjitha vendet mund të krijojnë sisteme rigoroze për shoqëritë e tyre për të mbrojtur veten para kohe – jo vetëm nga potenciali për pushtim, por edhe nga fatkeqësitë natyrore, sulmet kibernetike ose pandemitë.

(Kosova Sot Online)