Shtëpia e Bardhë: Putin ndihet i mashtruar nga ushtria, këshilltarët kanë frikë t’i thonë të vërtetën

  • E.K /
  • 31 March 2022 - 11:38
Shtëpia e Bardhë: Putin ndihet i mashtruar nga ushtria, këshilltarët kanë frikë t’i thonë të vërtetën

Presidenti rus Vladimir Putin po keqinformohet nga këshilltarët e tij, të cilët kanë frikë t’i thonë se sa keq po shkon lufta në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë, që citon informacione të inteligjencës, deklaroi se shefi i Kremlinit ndihet i mashtruar nga ushtria, çka ka rezultuar në tension të vazhdueshëm mes Putinit dhe lidershipit ushtarak. Sipas Shteteve të Bashkuara, Putin nuk po informohet as mbi ndikimin e plotë të sanksioneve tek ekonomia ruse, raporton A2CNN.

“Kemi informacione se Putin ndihet i mashtruar nga ushtria Ruse çka ka rezultuar në tensione të vazhdueshme mes presidentit dhe lidershipit ushtarak. Ne besojmë se Putin po informohet gabim nga këshilltarët e tij se sa keq po performon ushtria ruse dhe sa e kanë dëmtuar ekonominë e vendit sanksionet. Ata kanë frikë t’i thonë të vërtetën. Është gjithmonë e më e qartë se lufta e Putinit ishte një gafë strategjikë qe do të dobësojë Rusinë në periudhë afatgjatë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Në të njëjtin përfundim kanë arritur edhe shërbimet sekrete britanike, që thonë se trupat ruse ne Ukrainë janë të demoralizuar, pa pajisjet e nevojshme dhe po refuzojnë t’i binden urdhrave.

“Është e qartë se Putin po e vlerëson keq situatën. Po shohim se ushtarët rusë janë pa armë dhe me moral të ulët, po sabotojnë e madje edhe po qëllojnë avionët e vet. Ne besojmë se këshilltarët kanë frikë t’i thonë të vërtetën”, u shpreh kreu i inteligjencws britanike Jeremy Fleming.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby i cilësoi si të pakëndshme vlerësime të tilla, pasi një Putin i painformuar mund të rezultojë në përpjekje më pak serioze për t’i dhënë fund konfliktit përmes negociatave të paqes.

“Nga ana tjetër thotë ai, ne nuk e dimë se si do të reagonte nëse do të merrte lajmin e keq”./A2CNN

(Kosova Sot Online)