Gjermania dhe Franca refuzojnë sërish kërkesën e Rusisë për të paguar gazin në rubla

  • A.P /
  • 31 March 2022 - 16:59
Gjermania dhe Franca refuzojnë sërish kërkesën e Rusisë për të paguar gazin në rubla

Gjermania dhe Franca kanë refuzuar sërish kërkesat e Rusisë që vendet evropiane të paguajnë për gazin e saj në rubla, si një shkelje e papranueshme e kontratave, duke shtuar se manovra përbënte “shantazh”, shkruan The Guardian.

Duke folur gjatë një konference për media, ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck tha se nuk kishte parë ende një dekret të ri të nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin që obligon pagesat e gazit në rubla, duke shtuar se Gjermania ishte e përgatitur për të gjithë skenarët, duke përfshirë një ndalim të flukseve të gazit rus në Evropë.

Ministri francez i financave Bruno Le Maire tha se Franca dhe Gjermania kundërshtuan kërkesën e Rusisë.

Në anën tjetër, presidenti Putin ka nënshkruar dekretin që obligon pagesat e gazit rus në rubla nga dita e nesërme.

(Kosova Sot Online)