
Britania dhe aleatët do të dërgojnë më shumë armë në Ukrainë

Britania e Madhe dhe aleatët e saj kanë rënë dakord të dërgojnë më shumë armë vdekjeprurëse në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus, tha të enjten ministri britanik i mbrojtjes, Ben Wallace.
“Do të ketë më shumë ndihma vdekjeprurëse që do të shkojnë në Ukrainë si rezultat i ditës së sotme. Një numër vendesh kanë dalë ose me ide të reja ose me më shumë premtime parash,” u tha Wallace gazetarëve pasi priti mbi 30 partnerë ndërkombëtarë në një konferencë.
Ai tha se ndihma përfshinte artileri me rreze më të gjatë, municione dhe më shumë armë kundërajrore.
(Kosova Sot Online)