Pse nuk u suspenduan eprorët e policisë në veri që morën pjesë në takim me Vuçiqin, flet Mehmeti

  • E.K /
  • 01 April 2022 - 12:00
Pse nuk u suspenduan eprorët e policisë në veri që morën pjesë në takim me Vuçiqin, flet Mehmeti

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se nuk kanë vendosur për suspendimin e eprorëve të policisë së Kosovës në veri, që morën pjesë në takimin e Këshillit të Sigurisë së Serbisë, krahë presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Mehmeti në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje tha se kanë vlerësuar që për të njëjtit fillimisht të bëhet hetim e pastaj të vendoset për masa të tjera.

Për këtë gjë ai tha se këta eprorë i kanë dërguar në Inspektoratin Policor të Kosovës.

“Sa i përket suspendimit të eprorëve të veriut ne kemi vlerësua që ata fillimisht duhet të hetohen e më pas të merren masa. Ndoshta kish mujt me qenë edhe ajo variant që ju po e përmendi. Kish mujt me qenë edhe ndonjë variant tjetër. Ne kemi vlerësuar që ana kanë shkuar dhe kanë bërë vepër penale, ose dyshohet se kanë bërë vepër penale dhe i kemi dërguar në Inspektorat ose të cilat do t’i ndërmerr”, ka thënë ai.

Kjo përgjigje e Mehmetit erdhi pasi deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj e kritikoi atë që nuk mori vendim për suspendimin e menjëhershëm të tyre.

(Kosova Sot Online)