“Pas përfundimit të mandatit Lumezi në bankën e të akuzuarve së bashku me Shpend Ahmetin”

“Pas përfundimit të mandatit Lumezi në bankën e të akuzuarve së bashku me Shpend Ahmetin”
“Pas përfundimit të mandatit Lumezi në bankën e të akuzuarve së bashku me Shpend Ahmetin”

Dardan Grapci

  • 01 April 2022 - 07:35

Shkruan: ANALISTI –  Dardan Grapci

Uroj që Ministria e Drejtësisë të merr masa të rrepta kundër Lumezit dhe të kërkojnë llogari, aq sa ja lejon ligji, nga ai dhe të bëjnë hetime se si ai ka lejuar që peshqit e mëdhenj të politikës të lihen të lirë, kurse viktima të dënohet.

Sado që të jenë kritikat e Aleksandër Lumezit kundër gjyqtarëve, përsëri nuk do të mund të shpëtoj nga gjykimi. Aleksandër Lumezi mund të jetë kryeprokuror por me përfundimin e mandatit, ai do të ballafaqohet për lidhjet që i ka pasur me mafiozët dhe për dështimet që i ka pasur në sistemin e drejtësisë.

Gjithashtu Kryeprokurori Lumezi duhet të jetë në një salle të gjykimit së bashku me ish-kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin, sepse gjatë mandatit tetë vjeçar të Shpendit, Kryeprokurori është korruptuar që ky i fundit të mund ti kryej obligimet komunale shkel e shko e të mos ndëshkohet nga ligji. Uroj që Ministria e Drejtësisë të merr masa të rrepta kundër Lumezit dhe të kërkojnë llogari, aq sa ja lejon ligji, nga ai dhe të bëjnë hetime se si ai ka lejuar që peshqit e mëdhenj të politikës të lihen të lirë, kurse viktima të dënohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".