Vuçiqi në frigorifer, profesori i njohur tallet keq me të

  • E.K /
  • 01 April 2022 - 15:35
Vuçiqi në frigorifer, profesori i njohur tallet keq me të

Presidenti serb, Aleksandër Vuciq, ka vazhduar që çuditshëm të dalë nga frigoriferët. Shakatë me të kanë kaluar kufijtë e Serbisë, e më të është tallur edhe Florian Bieber.

Vuçiq nuk e ka lënë punën e daljes nga frigoriferi vetëm me një reklamë. Ai është shfaqur edhe në studion e mediumit proqeveritar, pak para zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë, duke dalë nga një frigorifer i madh.

Drejtori i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore, në Universitetin e Gracit, Florian Bieber ka publikuar një fotografi, ku shihet një frigoriferë i mbyllur me zinxhirë dhe shumë dry.

“Për arsye të njohura”, thuhet në shkrimin me të cilin Bieber e ka shoqëruar fotografinë.

Replikat te postimi i Bieberit janë bërë, duke e lidhur fotografinë e montuar me presidentin serb. Dikush ka shkruar se “Vuçiq do të dilte edhe nga aty”, ndërsa një tjetër ka shkruar se “Vuçiq do të ikte në formë të kabëzave të akullit”.

Vuçiq, si ish-ministër i propagandës gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, duket se e ka zgjedhur këtë metodë, si pjesë së “PR”-it e tij gjatë kohës së fushatë.

Zgjedhjet në Serbi, për të gjitha nivelët e pushteteve atje, mbahen këtë të diel, më 3 prill. /Express/

(Kosova Sot Online)