
Rama del sërish në terren – prezanton një projekt për qentë endacakë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar një vizitë në njërën nga 18 pikat e reja ushqyese për qentë endacakë, të cilat kjo komunë bashkë me Poppins PetFood i kanë vendosur në disa lagje të kryeqytetit për t’u ofruar qenve ushqim dhe për të lehtësuar mundësinë që të dërgohen për vaksinim dhe sterilizim.
Rama, në një postim në Facebook tha se janë të përkushtuar për implementimin e një strategjie efikase në të mirë të qytetarëve, njëkohësisht duke aplikuar praktika humane dhe ligjore në favor të respektimit të mirëqenies së katërputroshëve.
(Kosova Sot Online)