Papa Françesku mund të shkojë në Ukrainë në mes të luftës

  • E.K /
  • 02 April 2022 - 11:56
Papa Françesku mund të shkojë në Ukrainë në mes të luftës

Papa Françesku ka thënë se është duke e konsideruar një vizitë të mundshme në kryeqytetin e Ukrainës edhe pse lufta është në rritje e sipër.

Derisa po udhëtonte në Malta, ai u pyet nëse e ka në konsideratë ofertën që iu bë për të vizituar Kievin, Papa Françesku i tha NBC Neës: “Po, është në tavolinë”.

Muajin e kaluar, kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, i ka dërguar një letër Papës duke i kërkuar që të vizitojë kryeqytetin, duke thënë se prezenca e tij do të ishte “çelësi për shpëtimin e jetëve dhe shtron rrugën drejt paqes”.

(Kosova Sot Online)