E rëndë, djali rreh nënën dhe i merr paratë

  • E.K /
  • 02 April 2022 - 11:51
E rëndë, djali rreh nënën dhe i merr paratë

Djemtë dhunues janë shtuar. Një rast i fundit është raportuar nga policia në Korçë. Sipas bluve djali 45 vjeçar ka rrahur nënën e tij në shtëpi dhe më pas i ka marrë lekët. Bëhet fjalë për shumën prej 20.000 lekë. Një tjetër rast dhune po ndaj një nëne nga i biri është raportuar edhe në Maliq.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Het­imin e Krimeve në Ko­misariatin e Policisë Korçë, bënë arrest­imin në flagrancë për veprat penale “D­huna në familje” dhe “Vjedhja” të shteta­sit D. H., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë ky shtet­as dyshohet se ka us­htruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases N. N., 66 vjeçe dhe më pas i ka vjedhur shumën prej 20.000 lekë.

Specialistët për Het­imin e Krimeve në Ko­misariatin e Policisë Maliq, bënë arrest­imin në flagrancë për veprën penale “D­huna në familje”, të shtetasit R. M., 41 vjeç, banues në fsh­atin Vashtëmi, Maliq, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fi­zike ndaj nënës së tij shtetases P. C., 67 vjeçe.

(Kosova Sot Online)