Humb jetën 67-vjeçarja, ra nga tarraca

  • E.K /
  • 02 April 2022 - 21:16
 Humb jetën 67-vjeçarja, ra nga tarraca

Një 67-vjeçare ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga tarraca e një banese.

Raportohet se ngjarja e rëndë u shënua , rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”.

Dyshohet se aksidentalisht e moshuara ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi:

Tiranë- Më datë 02.04.2022, rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar, shtetasja S. Ç., 67 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)