A e dini cilat janë dy kërkesat urgjente të Policisë së Kosovës

  • A.P /
  • 03 April 2022 - 12:24
A e dini cilat janë dy kërkesat urgjente të Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka folur rreth gjendjes në të cilën ndodhet ky institucion. Mehmeti u është përgjigjur pyetjeve për ikjen e policëve nga vendi, aksionet në veri, sigurimet shëndetësore për pjesëtarët e PK-së si dhe kërkesat e tyre për pagat.

Rreth aplikimit për anëtarësim në  Policinë Ndërkombëtare (Interpol), ku Kosova nuk ka arritur të bëhet pjesë  për shkak të bllokadave nga vendet kundërshtare.

“Pas përgatitjeve të nevojshme mbi bazën e një vlerësimi konstruktiv mbi procesin e aplikimit nga të gjithë akterët relevantë institucionalë, koordinimit dhe konsultimeve të nevojshme do të merret edhe vendimi për aplikim” ka thënë ai.

Por cila është e vërteta rreth largimit të pjesëtareve të Policisë nga puna dhe ikja e tyre në vende tjera për jetë më të mirë.?

“Ndër vite ka pasur zyrtar të cilët në raste të caktuara, për shkaqe të natyrave të ndryshme të kenë dhënë dorëheqje vullnetare nga Policia duke respektuar edhe udhëzimet e parapara mbi dorëheqjen. Kjo natyrë e dorëheqjeve ka ndodhur edhe në të kaluarën, ne si menaxhment punojmë dhe angazhohemi në ç’do aspekt për krijimin e kushteve më të mira për punë e për një mirëqenie më të mirë për punonjësit tanë” ka thënë ai.

Për kushte më të mira pune për policët, ai përmend Ligjin për Pagat dhe kërkesat që i kanë bërë e të cilat shpreson se do të merren parasysh nga Qeveria, ndërsa një kërkesë tjetër urgjente  është edhe sigurimi shëndetësor që do të ishte motivim shtesë për policët e Kosovës.

Mehmeti  ka folur edhe rreth rastit të policit që u vra (dyshime për vrasje aksidentale), gjatë një ndeje me kolegë dhe për atë se a është Policia e Kosovës e gatshme të ofrojë siguri për të akuzuarit në Hagë në rast se u vendoset masa e arrestit shtëpiak, dhe për ankesat rreth konkurseve për pranimin e policëve të rinj.

(Kosova Sot Online)