
Eskalon situata, njerëz të partisë së Vuçiq rrahin kundërshtarin e tij

Lideri i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Pavle Grboviq, është sulmuar sot.
Siç raporton “Nova”, ngjarja ka ndodhur pranë bordit lokal të Partisë Përparimtare Serbe në Nova Galenika në Zemun.
Grbovic thuhet se ka vërejtur se anëtarët e SNS-së, parti kjo e cila udhëhiqet nga presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po përdornin listat paralele të votuesve, pas së cilës dhjetë prej tyre e sulmuan atë fizikisht, duke duke i shkaktuar lëndime trupore.
(Kosova Sot Online)