Një votues në Serbi e prish fletëvotimin për President, e shkruan emrin e Albin Kurtit

  • A.P /
  • 03 April 2022 - 14:59
Një votues në Serbi e prish fletëvotimin për President, e shkruan emrin e Albin Kurtit

Një votues në Serbi, e ka prishur fletëvotimin për President, ndërsa lart në të e ka shkruar emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në Serbi, sot votohet për zgjedhjet e rregullta presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në 14 qytete, përfshirë edhe Beogradin.

Në një fletëvotim, në të cilin është supozuar të votohet një nga kandidatët për President/e të Serbisë, është shkruar emri i kryeministrit Kurti. Pjesa tjetër e fletës së votimit duket e shkarravitur.

Portali shkruan se kjo fletë e votimit i është dërguar nga një votues i deklaruar i Luginës së Preshevës. 

Image


(Kosova Sot Online)