
Raportimi tronditës në “The Times”: Rusët ua lidhën këmbët e duart civilëve dhe i vranë

Një raportim tronditës në “The Times” tregon për banorët e një qyteti jashtë Kyivit, i cili së fundmi u çlirua nga kontrolli rus.
Maria Dabizhe, 80 vjeç, përshkroi se si ushtarët rusë ishin paraqitur në shtëpinë e saj disa ditë pas fillimit të pushtimit.
“I pyeta se çfarë po bënin atje”, tha ajo për gazetën. “Ata më thanë: Ne thjesht po përpiqemi të bëjmë punën tonë”.
Ajo tha se vetëm kur rusët filluan të tërhiqen, situata u bë më e qartë.
(Kosova Sot Online)