Nëse Putini do të vdiste sot, ne nuk do ta dinim për 7 deri në 15 ditë

  • A.P /
  • 03 April 2022 - 17:43
Nëse Putini do të vdiste sot, ne nuk do ta dinim për 7 deri në 15 ditë

Analisti kroat i marrëdhënieve ndërkombëtare, Branimir Vidmaroviq e komentoi për Slobodna Dalmacija se çfarë do të ndodhte nëse presidenti rus, Vladimir Putin do të vdiste tani.

“Sistemi zakonisht përgatitet për skenarë të tillë. Asnjë nga qytetarët e Rusisë, më besoni, nuk do ta zbulonte derisa bashkëpunëtorët më të afërt të Putinit ta merrnin vendimin që një lajm i tillë mund të publikohet”, tha ai.

“Nëse rastësisht Putini do të vdiste sot, nuk do të të publikohej para shtatë deri në 15 ditë, pra deri në përfundimin e negociatave, gjegjësisht derisa të shihet situata në terren”, tha Vidmaroviq.

Ai thotë se në një situatë të tillë, bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit rusë do të panikoheshin e do të kishin frikë.

(Kosova Sot Online)