Serbët në Veri festuan me kallashnikov mbrëmë fitoren e Vuçiqit

  • E.K /
  • 04 April 2022 - 08:30
Serbët në Veri festuan me kallashnikov mbrëmë fitoren e Vuçiqit

Pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve në Serbi që nxorën fitues Aleksandër Vuçiqin, serbët në veri të vendit janë mbledhur për të “festuar”.

Por, duket se aty ka pasur edhe përdorim të armëve. Koha.net raporton se në disa video që ka siguruar nga “festa” e serbëve në veri të Mitrovicës, shihet se si një person nga vetura nxjerr armën AK-47 dhe shtie me të.

Lidhur me këto raportime media ka tentuar të marrë një përgjigje nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, por i njëjti e ka ndalur telefonin.

Nuk dihet nëse atje është shënuar ndonjë incident apo ka të arrestuar.

(Kosova Sot Online)