“Festa me kallashnikov” për Vuçiqin në Veri, Policia e Kosovës merr këtë veprim

  • E.K /
  • 04 April 2022 - 09:24
“Festa me kallashnikov” për Vuçiqin në Veri, Policia e Kosovës merr këtë veprim

Burime të besueshme të  medias brenda Policisë së Kosovës njoftuan se për përdorimin e armëve mbrëmë në veri të vendit, lidhur me fitoren e Vuçiqit në zgjedhjet në Serbi është hapur rast në polici.

Sipas këtyre burimeve, përveç hapjes së rastit në polici deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar.

Pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve në Serbi që nxorën fitues Aleksandër Vuçiqin, serbët në veri të vendit janë mbledhur për të “festuar”.

U raportua se mbrëmë në veri është shtënë me kallashnikov..

(Kosova Sot Online)