Çfarë gjeti mbrëmë në veri policia

  • E.K /
  • 04 April 2022 - 09:41
Çfarë gjeti mbrëmë në veri policia

Policia e Kosovës mbrëmë në veri të vendit ka gjetur një sasi gëzhoja të plumbave, teksa rasti në polici është hapur si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, mëson Express nga burime të besueshme brenda Policisë së Kosovës.

Deri më tani nuk ka ndonjë person të arrestuar, por policia është duke shikuar pamjet e regjistruara nga vendi i ngjarjes, nga festa me armë zjarri për fitoren e Vuçiqit, thanë burimet.

Pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve në Serbi që nxorën fitues Aleksandër Vuçiqin, serbët në veri të vendit janë mbledhur për të “festuar”. Aty u përdorën edhe armët e zjarrit.

(Kosova Sot Online)