Bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë, një person vdes në vendin e ngjarjes

  • E.K /
  • 04 April 2022 - 14:02
Bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë, një person vdes në vendin e ngjarjes

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka pësuar pas rënies nga lartësia e një objekti në Prishtinë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Detaje për rastin ka dhënë  Agron Borovci, zëdhënës në policinë rajonale të Prishtinës.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, ku viktima ka rënë nga  lartësia e një objekti. Viktima mashkull, nuk ka arritur të përballojë plagët  dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht ka nisur një hetim i rethanave të  ngjarjes  nga njësitet kompetente policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë relevant”, tha Borovci.

(Kosova Sot Online)