
Lexoni edhe:
Ideatorët e kontratës kriminale me Devollet në dëm të Telekomit të Kosovës në burg!
Ministria e Mbrojtjes ruse ka prezantuar një version tjetër të ngjarjeve të fundit, duke thënë se shërbimet speciale ukrainase kishin organizuar vrasje të civilëve në qytetet ukrainase në një përpjekje për të përhapur propagandë përmes mediave perëndimore.
“Ushtarët e Qendrës kryesore të 72-të të Ukrainës për Operacione Psikologjike kryen një tjetër filmim të organizuar të civilëve që dyshohet se janë vrarë nga veprimet e dhunshme të forcave të armatosura ruse”, tha ministria.
Ideatorët e kontratës kriminale me Devollet në dëm të Telekomit të Kosovës në burg!Lexoni edhe:
Siç raporton Reuters, MPJ e Rusisë vazhdoi të thoshte se “ngjarje të ngjashme tani janë organizuar nga shërbimet speciale ukrainase në Sumy, Konotop dhe qytete të tjera”.
Sot më herët, ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, tha se imazhet që kanë dalë nga Bucha janë “të rreme e që janë pjekur në imagjinatën cinike të propagandës ukrainase dhe të sajuara për shuma të mëdha parash”.
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse tha se situata në Bucha është një provokim që synon diskreditimin e Rusisë.
“Washingtoni dhe Brukseli janë skenaristët dhe regjisorët dhe Kievi janë aktorët. Nuk ka fakte – vetëm gënjeshtra”, tha Dimitrov.
Nuk ka asnjë provë që mbështesin këto pretendime ruse.
Në po të njëjtën mënyrë janë mohuar edhe masakrat e kryera në Kosovë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, derisa ka ende zyrtarë serbë që Masakrën e Reçakut e quajnë “fabrikim”. Madje, një krahasim të tillë e bëri edhe analisti i politikës së jashtme, Edward Joseph, i cili tha se askush s’duhet befasuar me pretendimet ruse për të mohuar masakrën në Bucha, sepse po të njëjtën e ka bërë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas dy dekadave që kur ndodhi Masakra e Reçakut, i cili tha se mizoritë serbe në Reçak të Kosovës ishin “të sajuara”.
(Kosova Sot Online)