Arrestohet një kosovar në Austri, i vë flakën një shisheje me benzinë dhe e hedh para një lokali

  • E.K /
  • 05 April 2022 - 12:25
Arrestohet një kosovar në Austri, i vë flakën një shisheje me benzinë dhe e hedh para një lokali

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur të dielën në mëngjes në një klub nate në Vösendorf (Mödling).

Pak pas orës dy të mëngjesit, djaloshi i lindur në Kosovë thuhet se ka mbushur një shishe plastike me benzinë, më pas i ka vënë flakën dhe e ka hedhur në hyrje të klubit të natës. Menjëherë pas kësaj, i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur, bëjnë të ditur mediat austriake.

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur të dielën në mëngjes në një klub nate në Vösendorf (Mödling): Pak pas orës dy të mëngjesit, djaloshi i lindur në Kosovë thuhet se ka mbushur një shishe plastike me benzinë, më pas i ka vënë flakën dhe e ka hedhur në hyrje të klubit të natës. Menjëherë pas kësaj, i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur, bëjnë të ditur mediat austriake, përcjell albinfo.at.

Sulmi shkaktoi zjarr, por u shua shpejt nga zjarrfikësit, të cilët erdhën menjëherë në vendin e ngjarjes. 30 personat që ndodheshin në lokal, fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime.

Pak minuta më vonë i dyshuari është ndaluar dhe arrestuar. Autoritetet policore austriake gjetën në veturën e tij një sasi të vogël kokaine. Arsyeja e ngjarjes nuk është bërë e ditur. Megjithatë, supozohet se kosovari ishte dëbuar më parë nga ai lokal. Për gazetën heute.at, policia ka njoftuar se i dyshuari deri më tani ka refuzuar të japë deklaratë dhe aktualisht po mbahet në burgun e Wiener Neustadt..

(Kosova Sot Online)