
Komuna e Pejës i shpërblen asamblistët me laptopë në vlerë 21 mijë euro

Komuna e Pejës që drejtohet nga Gazmend Muhaxheri ka vendosur që t’i shpenzoj 21 mijë euro për blejnë e disa laptopve. Ky investim do të bëhet për Asamblistët Komunal.
Asamblistët e Komunës së Pejës shumë shpejt do ta pranojnë nga një “dhuratë” nga komuna e tyre.
Komuna ku ata punojnë veç ka nisur procedurat e blerjes së laptopve të rinj.
Tashmë është hapur tenderi dhe është caktuar vlera e parave që do të shpenzohen
Në njoftimin që është shpallur në KRPP është treguar se për blerjen e tyre do të shpenzohen fiks 21 mijë euro.
“Vlera e parashikuar e kontratës: 21 000,00. Tenderi Blerja e llaptopve për Asamblistët Komunal. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 18.04.2022 koha 14:00:00”, thuhet në njoftimin e shpallur.
Sipas dosjes së tenderit më 21 mijë euro është paraparë që të blihen 40 laptop.
Këta laptop sipas komunës duhet të kenë garancion së paku tri vite.
Është dhënë detaje edhe për llojin dhe performancen që duhet ta kenë këta laptop.
“Prodhuesi: Brand name. Sistem Operativ: Windows 10 Pro 64 bit i instaluar. Procesori: Min. Intel Core i5, min Gejerata e parafundit ne daten e publikimit te njoftimit. Memorie: Min. 4 GB, 2400 Mhz DDR4. HDD: 250 GB. Kartela Grafike: Integrated HD Grapghics. Monitor: Min. 13" Max 14". Bateria: min. Batteri life 8+ hours. Porte shtesë: Min. 2 x USB 3.0, HDMI or display, wifi included. AV: Integrated camera, HD Audio speakers, Integrated michhrophone. Ac included + Bag. Tjera: EU-US ENERGY STAR. Keyboard&Touchpad: Keyboard with QWERTY. Garancioni: 3 vite.”.


(Kosova Sot Online)