NYT publikon pamje shqetësuese, momenti kur ushtarët rusë e vrasin një civil

  • E.K /
  • 06 April 2022 - 10:43
NYT publikon pamje shqetësuese, momenti kur ushtarët rusë e vrasin një civil

Një video që tregon një çiklist civil duke u vrarë nga ushtarët rusë në Ukrainë u publikua nga New York Times. Pamjet janë nga Bucha gjatë pushtimit rus të kësaj periferie të Kyivit, shkruan gazeta prestigjioze amerikane.

Pamjet tregojnë një burrë me biçikletë duke lëvizur në rrugë. Më pas ai zbret për të ecur nëpër skaj të rrugës. Në drejtim të tij qëllojnë disa breshëri mjetesh të blinduara. Pas kësaj, në vendngjarje shihet pluhur dhe tym.

Pamjet, të regjistruara në fund të shkurtit, u incizuan nga ushtria ukrainase dhe u verifikuan në mënyrë të pavarur nga NYT. Trupi u gjet në të njëjtin vend pasi forcat ruse u tërhoqën nga ajo zonë.

(Kosova Sot Online)