ORCA: Dugolli e Kastrati plagjiatorë të verifikuar, revista ku botuan ua fshiu punimet

  • E. /
  • 06 April 2022 - 14:32
ORCA: Dugolli e Kastrati plagjiatorë të verifikuar, revista ku botuan ua fshiu punimet

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim(ORCA) thotë se deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati dhe ish-dekani i Filozofikut, Bujar Dugolli janë plagjiatorë të verifikuar ndërkombëtarisht.

Kjo organizatë ka deklaruar se ka dorëzuar prova përfundimtare në Këshillin e Etikës së UP-së sot mbi plagjiaturën e dy profesorëve Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli.

Sipas ORCA-s revista ku Kastrati e Dugolli kanë publikuar punimet e tyre kanë komunikuar me organizatën dhe të njëjtit kanë identifikuar elementet e plagjiaturës dhe kanë hequr punimet e tyre nga revista raporton Gazeta Express.

“Sot, ORCA ka dorëzuar në Këshillin e Etikës të Universitetit të Prishtinës prova përfundimtare mbi plagjiaturën e denoncuar më 1 tetor 2021 të dy profesorëve të Fakultetit filozofik Ardian Kastratit dhe Buajr Dugollit. Revista ku kishin publikuar dy profesorët, pas një komunikimi zyrtar me ORCA ka identifikuar elementet e plagjiaturës së punimit dhe ka vendosur ta heq punimin nga revista përfundimisht”, thuhet në njoftimin e ORCA-s.

(Kosova Sot Online)