Latifi: Ligji për transplantim organesh, brenda vitit në Kuvend

  • E.K /
  • 07 April 2022 - 12:24
Latifi: Ligji për transplantim organesh, brenda vitit në Kuvend

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar sqarime se kur Kosova do të bëhet me ligj për transplantim të organeve, ndonëse tha se ajo nuk figuron në programin legjislativ të kësaj qeverie.

Në vitet e fundit lista e pritjes së pacientëve është rritur shumë. Siç është rasti për koronografi. Për shkak të pandemisë mund të arsyetojmë një rritje të listës së pritjes për operacione, por jo për kontrolle. Cilat janë masat që do t’i merrni lidhur me raportimet për Bordin e SHSKUK-së dhe listat e pritjes”, pyeti Haxhiu.

E ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se ky ligj do të vijë në Kuvend brenda këtij viti.

“Sa i përket transplantimit të indeve dhe organeve, unë jam i informuar se ky draftligj paska qenë qysh në vitin 2012. Kjo nuk është paraparë vitin e kaluar që të vijë në Kuvend, por ne e kemi shtuar këtë dhe do ta sjellim sa më shpejt që të jetë e mundur, por gjithsesi këtë vit”, është shprehur Latifi.

Ai tha se kjo do të bëhet, për shkak se në Kosovë ka një numër të madh të pacientëve që kanë dështim të veshkave e indeve të tjera.

(Kosova Sot Online)