Godet Kelmendi: Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi duhet të ndiqen penalisht

Godet Kelmendi: Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi duhet të ndiqen penalisht
Godet Kelmendi: Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi duhet të ndiqen penalisht

Muhamet Kelmendi

  • 07 April 2022 - 07:52

Shkruan: ANALISTI : Muhamet Kelmendi 

Ish-Kryetari i LDK-se dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, për të hequr përgjegjësinë, po deklaron se Asociacioni do të ndërtohet sipas Marrëveshjes së vitit 2013, të nënshkruar nga Hashim Thaçi. Loja e tillë është kriminale. Gjykata Kushtetuese e anuloj Marrëveshjen për Asociacion nga viti 2015,por kjo qe nënshkruar nga Isa Mustafa, si Kryeministër. Si e tillë dhe nga pozita e nënshkruesit është akti kriminal dhe i dënueshëm sipas Kodit Penal të Kosovës. Në nenet 120-225 të KP dënimi për këto nënshkrime është 5 vjet deri në dënim me burg të përjetshëm. Edhe nënshkruesi i Marrëveshjes së vitit 2013 ka përgjegjësi penale. Njëjtë është e dënueshme, pavarësisht pse e njëjta nuk ishte objekt i Gjykatës Kushtetuese.

Bashkimi Evropian  duket se do të filloj më me nxitim dhe më me presion dialogun Kosovë-Serbi. Në këtë kuadër, çështje themelore, është mënyra e organizimit të minoritetit serb në Kosovë. Natyrisht se ky minoritet është shumë i mbrojtur në Kosovë. I ka të drejtat më të gjëra se çdo komunitetet tjetër në botë. Nuk ka rast në botë ku minoriteti ka aq shumë të drejta, si në Kosovë. Megjithatë, është temë e dialogimit. Këtej ka përgjegjësi pushteti në Kosovë. Nga dialogimet teknike që filluan më 2011 u kalua te dialogu për status të minoritetit serb. Kjo e dobësoj shumë pozitën e Kosovës. Dëmi më i madh është bëre me dy marrëveshjet e bëra në mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja për Asociacionin serb të vitit 2013 dhe Marrëveshja më e thelluar për Asociacionin serb të vitit 2015.

Pavarësisht verdiktit të Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen për Asociacionin serb në Kosovë të vitit 2015, ka mbetur baza e organizimit të këtij subjekti. Këtu është edhe konflikti më i madh midis Kosovës dhe të shtetit serb. Përkundrazi, duhet thënë, se Asociacioni Serb në Kosovë është hap i rëndësishëm, madje edhe themelor,  mbi ndërtimin e Republikës serbe në Kosovë. Këtë kurrsesi nuk duhet lejuar. Këtej ka filluar në Kosovë një fushatë qesharake.  Ish Kryetari i LDK-se dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, për të hequr përgjegjësinë, po deklaron se Asociacioni do të ndërtohet sipas Marrëveshjes së vitit 2013, të nënshkruar nga Hashim Thaçi. Loja e tillë është kriminale.

Gjykata Kushtetuese e anuloj Marrëveshjen për Asociacion nga viti 2015,por kjo qe nënshkruar nga Isa Musrafa, si Kryeministër. Si e tillë dhe nga pozita e nënshkruesit është akti kriminal dhe i dënueshëm sipas Kodit Penal të Kosovës. Në nenet 120-225 të KP dënimi për këto nënshkrime është 5 vjet deri në dënim me burg të përjetshëm. Edhe nënshkruesi i Marrëveshjes së vitit 2013 ka përgjegjësi penale. Njëjtë është e dënueshme, pavarësisht pse e njëjta nuk ishte objekt i Gjykatës Kushtetuese. Mirë është të merret edhe mendimi me shkrim nga kjo gjykatë edhe për këtë Marrëveshje të vitit 2013. Me këtë verdikt ndalet presioni ndërkombëtar për Asociacion në bazë të marrëveshjeve, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës, duhet të  anulohen  të njëjtat.

Në të kundërtën do të kemi presion të madh ndërkombëtar. Kjo edhe mundet ta shtyj Republikën në veprime antikushtetues dhe separatiste.  Dhe, përfundimi është dhe dërgon te luftat e reja. Mu këtë e dinë Isa Mustafa. Së këndejmi e kemi presionin nga Isa Mustafa që Asociacioni të ndërtohet sipas Marrëveshjes së vitit 2013. Por,ky ish veprimtar  serbo -  jugosllav, duhet të dihet për rrezikun, dhe sigurisht është i qartë, ai që kërkon të  krijon Asociacionin serb për Republikën. Mirëpo, për "bythen" e vetë edhe Republikën e dëmton, sikundër edhe e ka bërë gjatë punës si Kryeministër. Duhet thëne qartë  se Kosova kurrsesi nuk duhet pranuar asnjë status të ri që është pushtet i dytë në Kosovë. Minoriteti serb është i mbrojtur më mirë dhe më gjerë se vetë shqiptarët dhe të tjerët në Kosovë dhe këtu nuk ka ku shkon më tej. Çdo veprim tjetër është vdekjeprurës për Republikën e Kosovës.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".