Niva ruse mjet për vjedhje të drunjëve, arresohen dy hajna
Policia ka arrestuar dy hajna të drunjëve të cilët përdorën një mjet jo fort të zakontë për t’i bartur ato. Personat që u kapën nga policia të moshës rreth 20 vjeçare kishin zgjedhur një automjet niva të prodhimit rus për t’i ngarkuar drunjtë kurse nga fotografitë që ka shpërndarë policia një hapësirë tejet e vogël ishte lënë në dispozicion për shoferin që ta ngiste automjetin.
Dy personat u kapën nga policia pasi kishte pranuar informatë për prerje ilegale të pyjeve në pronën shoqërore në afërsi të fshatit Manishnicë të Novobërdës.
Atyre u janë konfiskuar drunjtë e vjedhur dhe të njëjtit janë arrestuar.
(Kosova Sot Online)
