Kosova e Serbia kanë negociuar edhe sot për targat, Lajçak flet pas takimit të shtatë

  • A.P /
  • 07 April 2022 - 21:04
Kosova e Serbia kanë negociuar edhe sot për targat, Lajçak flet pas takimit të shtatë

Kosova dhe Serbia kanë vazhduar me negociatat në Bruksel, me ndërmjetësimin e Emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter, ka njoftuar se grupet punuese kanë negociuar sot për cështjen e targave.

Lajcak tha se është urgjente të arrihet një kompromis për të përmirësuar lirinë e lëvizjes në rajon.

Ai shtoi se kjo është përgjegjësi e Kosovës dhe Serbisë që të bien dakord për një zgjidhje.

“Ekspertët e Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot në Bruksel për takimin e 7-të grupeve punuese për targa. Me afrimin e afatit, është urgjente të arrihet një kompromis për të përmirësuar lirinë e lëvizjes në rajon. Është përgjegjësi e të dyja palëve të bien dakord për një zgjidhje”, shkroi Lajcak.

(Kosova Sot Online)