Berisha për legalizimin e kanabisit: Rama po legalizon rrënimin e vendit dhe krimit

  • E.K /
  • 08 April 2022 - 13:37
Berisha për legalizimin e kanabisit: Rama po legalizon rrënimin e vendit dhe krimit

Ish- kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat lidhur me nismën për legalizimin e kanabisit.

“Është vendim për legalizimin e krimit, drogës, vrasjeve, dhe drogimin e të rinjve. Rrënimin e shëndetit fizik dhe mendor si dhe të identitetit të shqiptarëve.” u shpreh Berisha.

“Vaj i kësaj bime apo nënprodukte të tjera përdoren. Për lehtësimin e disa rrethanave, si ankthi dhimbjet apo rrethana të tjera. Por studimet kanë faktuar se kanabisi krijon probleme serioze strukturore dhe në procese të trurit. Shumëfishon psikozat më të rënda.”

(Kosova Sot Online)