Tragjedi në Tetovë, djali vret nënën e tij me sëpatë

  • lajm /
  • 08 April 2022 - 14:14
Tragjedi në Tetovë, djali vret nënën e tij me sëpatë

Në ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Sellcë të Tetovës. Dyzetë e pesë vjeçari U.D., i cili që prej tre vitesh ka qëndruar në spitalin psikiatrik në Shkup, ndërsa është lëshuar muaj më parë, sot rreth orës tetë të mëngjesit, me sëpatë ka sulmuar nënën e tij, 73 vjeçaren N.D., me të cilën kanë jetuar të vetëm në shtëpinë e tyre familjare.

Sipas informatave të dëshmitarëve okular, personi në fjalë, pasi e kryen aktin makabër, duke i prerë tërësisht kokën nënës së tij, të njëjtën e merr dhe e dërgon në dyqanin e fshatit. Rasti është lajmëruar në polici spas çka menjëherë kanë vepruar efektivët e policisë së Tetovës dhe kanë arrestuar personin në fjalë. Për momentin në fshatin Sellcë në shtëpinë e familjare ku ka ndodhur rasti, është duke u kryer hetim nga ana e prokurorisë dhe policisë, dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

(Kosova Sot Online)