Drejtori i PDK’së në komunën që udhëhiqet nga VV s’e përfill Osmanin, mban foton e Thaçit

  • A.P /
  • 08 April 2022 - 16:30
Drejtori i PDK’së në komunën që udhëhiqet nga VV s’e përfill Osmanin, mban foton e Thaçit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, po e mban në zyrën e tij të komunës fotografinë e ish-shefit të tij Hashim Thaçi por jo edhe të presidentes Vjosa Osmani. Rashiti thotë se i mjafton fotografia e ish-presidentit Thaçi në zyrën ku ushtron funksionin e tij si drejtor i financave, pas lidhjes së koalicionit me Vetëvendosjen në komunën më të madhe në Anamoravë.

Rashiti në një përgjigje me shkrim per Gazetën Express konfirmoi se vazhdon ta mbajë në zyrë fotografinë e ish-presidentit Thaçi.

“Po ende e mbaj në zyrë [fotografinë e ish-presidentit Thaçi]  dhe do të vazhdoj ta mbaj. Ndërsa të presidentes nuk e kam gjetur në zyrë të cilën e kam pranuar nga qeverisja e LDK-së”, tha ai.

I pyetur nëse do ta vendosë fotografinë e shefes aktuale të shtetit, Rashiti tha se i mjafton fotografia e ish-shefit të tij Hashim Thaçi.

“Të presidentes ka kohë ende për ta vendosur. Për momentin më mjafton fotografia e presidentit Hashim Thaçi”, tha Rashiti.

(Kosova Sot Online)