
Televizioni rus ia huqë, shoun televiziv e paraqet si inskenim të një incidenti nga ukrainasit

Një kanal rus televizioni ka shfaqur një kukull në formë njeriu, duke e quajtur atë dëshmi që ukrainasit ishin duke përgatitur një incident të rremë për t’i diskredituar forcat ushtarake ruse. Por e gjithë kjo doli të jetë një dramë televizive, që po xhirohej afër Shën Petersburgut.
Kanali televiziv shtetëror Rossiya 24, ka shfaqur dëshmitë të dy njerëzve teksa bartnin kukullën gjatë ditës së djeshme, ku raportohej se “ata me siguri do ta prezantojnë atë si kufomë”.
Gazetari i këtij televizioni ka pretenduar që përdorimi i kukullave është i përhapur gjerësisht në Ukrainë.
“Dhjetëra kukulla të tilla janë shfaqur rregullit në kanalet ukrainase të komunikimit në Telegram”, thuhej në këtë raportim, pa ofruar ndonjë dëshmi për ta mbështetur atë, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, e vërteta e incizimit është zbuluar. Drejtoresha televizive Nadezhda Kolobayeva shkroi në Facebook se incizimi nuk është nga Ukraina, por është realizuar me 20 mars në Vsevolozhks, në lindje të Shën Petersburgut.
Drejtoresha ka thënë se dy pjesëmarrësit në këtë inicizim, ishin njëri aktor e tjetri asistent. Emri i kukullës, ka sqaruar ajo, është Albertik.
(Kosova Sot Online)