Gjykata vendos për dy të dyshuarit, me dokumente të falsifikuara tërhoqën 95 mijë euro nga një bankë në Ferizaj

  • A.P /
  • 08 April 2022 - 18:56
Gjykata vendos për dy të dyshuarit, me dokumente të falsifikuara tërhoqën 95 mijë euro nga një bankë në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj  ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji kundër I.A dhe SH.B, të cilët janë të dyshuar për tërheqjen e 95 mijë eurove me dokumente të falsifikuara nga banka BKT.

I.A. Shtetas i Republikës së Kosovës është i dyshuar për shkak të veprave penale ‘keqpërdorimi i besimi’ dhe ‘bashkëkryerje mashtrimi’.

SH.B. Shtetas i Republikës së Kosovës, është i dyshuar për shkak të veprave penale në ‘bashkëkryerje mashtrimi’ dhe ‘rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’.

Sipas komunikatës së Gjykatës në Ferizaj thuhet se ‘ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë’.

“Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet tutje në komunikatë.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 17 nëntor 2021 rreth orës 14:46 në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’.

(Kosova Sot Online)