
Biden: Sulmi në një stacion treni në Ukrainë është një tjetër mizori

Pas një sulmi të cilin e ka bërë Rusia në një stacion treni, në Ukrainë, ku këtu pësuan civilët, ka reaguar edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Biden ka thënë se sulmi një stacionin e trenit në Ukrainë, është mizori e tmerrshme nga Rusia, sulm ky i cili ka goditur civilët, ku po përpiqeshin të evakuoheshin.
Postimi i plotë:
Sulmi në një stacion treni në Ukrainë është një tjetër mizori e tmerrshme e kryer nga Rusia, duke goditur civilët që po përpiqeshin të evakuoheshin dhe të arrinin të sigurt.
Ne do të vazhdojmë ndihmën tonë të sigurisë dhe dërgesat e armëve për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë vendin e saj. Dhe, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, ne do të mbështesim përpjekjet për të hetuar këtë sulm ndërsa dokumentojmë veprimet e Rusisë dhe i mbajmë ata përgjegjës.
(Kosova Sot Online)