Pas mohimit të krimeve në Ukrainë, Rusia akuzon Kievin për vrasje të civilëve

  • A.P /
  • 08 April 2022 - 19:26
Pas mohimit të krimeve në Ukrainë, Rusia akuzon Kievin për vrasje të civilëve

Ministrja e Mbrojtjes në Moskë ka akuzuar Ukrainën për kryerjen e sulmit vdekjeprurës me raketa në stacionin hekurudhor në Kramatorsk.

Kjo ministri, pa dhënë asnjë provë, tha se raketat në sulmin e kësaj të premte ishin lëshuar nga qyteti i afërt Dobropillia, i kontrolluar nga Ukraina.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se ushtria ukrainase dhe jo ajo ruse përdorin raketat Tochka-U, të cilat ishin gjuajtur.

Megjithatë, imazhet dhe videot në rrjetet sociale tregojnë se ushtria ruse ka përdorur raketat Tochka-U.

Sipas ekspertëve të armëve të Amnesty Internacional, raketat Tochka-U, janë shumë të pasakta, dhe humbin objektivat deri në gjysmë kilometri ose më shumë.

(Kosova Sot Online)