Forcat ruse shkatërrojnë depon me municione në Ukrainë

  • G.G /
  • 09 April 2022 - 13:20
Forcat ruse shkatërrojnë depon me municione në Ukrainë

Forcat ruse kanë shkatërruar një depo municionesh në bazën ajrore Myrhorod në Ukrainën qendrore, sipas agjencisë së lajmeve Interfax, duke cituar ministrinë ruse të mbrojtjes, shkruan BBC.

Një avion luftarak i forcave ajrore ukrainase MiG-29 dhe një helikopter Mi-8 u shkatërruan gjithashtu në sulmin në bazën në rajonin e Poltava, sipas zëdhënësit të ministrisë Igor Konashenkov.

Guvernatori i rajonit të Poltava, Dmytro Lunin, tha se dy persona kishin mbetur të plagosur.

(Kosova Sot Online)