Nga nesër me shi, reshje bore në viset malore

  • E.K /
  • 09 April 2022 - 20:11
Nga nesër me shi, reshje bore në viset malore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me shi në vendin tonë. Parashihet të ketë edhe reshje bore në viset e larta malore.

“Sa i përket temperaturave, ato do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

“Kushtet biometeorologjike mbesin relativisht të mira, por jo edhe kushtet agrometeorologjike. Fusha e pemtarisë, konkretisht lulet e disa pemëve të hershme, mund të rrezikohet nga vlerat negative që parashihen në fillim të javës (të hënën dhe të martën)”, thuhet në fund.

(Kosova Sot Online)