Arrestohet një person në Aeroportin “Adem Jashari”

  • A.P /
  • 10 April 2022 - 09:19
Arrestohet një person në Aeroportin “Adem Jashari”

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje në aeroportin “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka tentuar të udhëtojë me dokumente te falsifikuara në një shtet tjetër.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT /ANP- Adem Jashari 09.04.2022-19:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti ka tentuar të udhëtoj nga aeroporti me dokumente udhëtimi të një shteti  tjetër, e të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)