Mehaj: Pas teorisë, kadetët e FSK-së kryen realizimin e operacioneve sulmuese dhe mbrojtëse

  • A.P /
  • 10 April 2022 - 11:48
Mehaj: Pas teorisë, kadetët e FSK-së kryen realizimin e operacioneve sulmuese dhe mbrojtëse

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, njofton se në kuadër të planprogramit akademik, pas pjesës teorike, kadetët e FSK-së kanë ekzekutuar taktikat, teknikat dhe procedurat (TTP) në operacionet urbane sulmuese dhe mbrojtëse, në mjedis kompleks urban.

Ai thotë se me sukses të lartë u realizuan “TTP-të në kuadër të forcave të kombinuara në spektrin e plotë të operacionit duke përdorur konstruktin standard të operacioneve urbane : kuptim, formësim, angazhim, konsolidim dhe tranzicion”.

(Kosova Sot Online)