Pulat e ngordhura në Shëngjin, eksperti: Vetëm 4 pula gjetëm

  • A.P /
  • 10 April 2022 - 14:07
Pulat e ngordhura në Shëngjin, eksperti: Vetëm 4 pula gjetëm

Përgjegjësi i Veterinarisë, Dedë Rama ka reaguar në lidhje meshpendët e ngordhura që u gjetën ditën e sotme në bregdetin e Shengjinit.

Ai tha se në fillim u krijua gjendje alarmante sikur bregdeti ishte mbushur me pula të ngordhura, kurse ne në terren specialistët  gjetën vetëm katër pula që nuk kanë lidhje me zonën territoriale të qarkut Lezhë, as  me fermat e Lezhës, sipas Dedë Ramës.

“Na u krijua një gjendje alarmante sikur bregdeti ishte mbushur me pula të ngordhura, kurse ne në terren nuk pamë gjë tjetër, vetën se katër pula që nuk kanë lidhje me zonën territorial të qarkut Lezhë, e sidomos me fermat e Lezhës. Me qenë se shpendët ishin të dekompozuar, ne bashkë me specialistin e zyrës morëm masat”, u shpreh Rama. 

Ndërkohë Lek Prendi, specialist i Zyrës së Veterinarisë në Lezhë tha se në pikën ku u konstatuan pulat e ngordhura nuk ka asnjë qendër banimi, asnjë shtëpi dhe asnjë fermë që rriten shpendë.

Ai tha se vendi ku u gjetën pulat e ngordhura u dezinfektua dhe se në ditët në vijim organet përkatëse do të dalin me konstatime konkrete për pulat e ngordhura.

“Në pikën ku u konstatuan pulat e ngordhura nuk ka asnjë qendër banimi asnjë shtëpi, asnjë fermë që rriten shpendë.

Pulat e ngordhura janë në breg të detit të Rana e Hedhun, në veru perëndim të Lezhës, qytetit të Shëngjinit që ndan kufirin me Shkodrën.

Në gjithë pulat e ngordhura që ishin me numër pesë, u evidentuan, u morën dhe u futën në vende përkatëse për tu asgjesuar. Vendi ku u gjetën pulat e ngordhura u bë dezinfektimi i vendit.
Konstatojmë se sot zona është e pastër. Në ditët në vazhdim do dalim me rezultate konkrete”, tha Lek Prendi.

(Kosova Sot Online)