Tahiri në Bllacë ua kujton fëmijëve “Holokaustin” e Kosovës
Deputeti i AAK-së në Bllacë ua kujton fëmijëve “Holokaustin” e Kosovës
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, në 23-vjetorin e dëbimit të shqiptarëve, i ka dërguar fëmijët e tij në Bllacë për ta kujtuar vuajtjen dhe sakrificën e popullit shqiptar në rrugën drejt lirisë.
“Këtë vikend bashkë me Kaonin e Nolin, në 23-vjetorin përkujtimor të dëbimit, Holokaustit shqiptar, në vizitë tek memoriali, Bllaca 99, për ta kujtuar vuajtjen dhe sakrificën e popullit shqiptar në rrugën drejt lirisë. Mos të harrojmë kurr se #Bllaca99 është histori e pashlyer e vuajtjeve të Kosovës”, shkruan Tahiri ndër të tjera.
(Kosova Sot Online)
