Pas deklaratës për “martesën me gruan e dytë”, Shefqet Krasniqi tubon deputetë

  • A.P /
  • 10 April 2022 - 17:26
Pas deklaratës për “martesën me gruan e dytë”, Shefqet Krasniqi tubon deputetë

Në një iftar, hoxha Shefqet Krasniqi ka mbledhur deputetë, aktorë e këngëtarë dhe ka promovuar libra.

Ndonëse u kritikua shumë për deklaratën e fundit se ‘burri nuk e ka borxh me e pyet gruan e parë për me e marrë gruan e dytë”, Krasniqi shihet me admirim nga disa figura publike, përfshirë ligjvënësit në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e LVV-së, Eman Rrahmani e Gramos Agusholli, deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku dhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ishin të pranishëm në këtë organizatë. Ky i fundit mbajti edhe një fjalim para të pranishmëve.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Aty kishte edhe aktorë dhe dy këngëtarë.

Image

(Kosova Sot Online)