Iu ra përçuesi i rrymës derisa po kullotnin, ngordhin delet në fshatin Dubovc të Vushtrrisë

  • E.K /
  • 11 April 2022 - 10:50
Iu ra përçuesi i rrymës derisa po kullotnin, ngordhin delet në fshatin Dubovc të Vushtrrisë

Një burrë nga fshati Dubovc i Vushtrrisë ka njoftuar policinë se një përçues i energjisë elektrike është këputur dhe ka rënë mbi kopenë e deleve që po kullotnin.

Sipas raportit 24 orësh, tre prej deleve janë goditur nga energjia elektrike dhe kanë ngordhur.

Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)