Ky njeri nuk është larë për 68 vjet, a e dini pse?

  • E.K /
  • 11 April 2022 - 11:17
 Ky njeri nuk është larë për 68 vjet, a e dini pse?

Amu Haji, një iranian 88-vjeçar, është jozyrtarisht njeriu më i ndyrë në botë, sepse nuk është larë për 68 vjet. 

Arsyeja për këtë është - frika e tij nga uji.

Ajo që duket e paimagjinueshme për shumicën e botës është jeta e përditshme - ai jeton në shkretëtirën iraniane dhe ha mishin e kafshëve të ngordhura.

 Ndaj disa thonë se ai do të ishte ylli i spektaklit për mbijetesën me të famshmin Bear Grylls.

Nga ana tjetër, ai kujdeset për shëndetin e tij, kështu që pi shumë ujë - madje rreth pesë litra në ditë. 

Duhet pranuar, nga një kanaçe e ndryshkur.

I pëlqen edhe të pije duhan, por kur i mbarojnë cigaret që i jep dikush, thith jashtëqitjen e thatë të lopës nga një tub.

Haji nuk ka shtëpi, por endet pranë fshatit të izoluar Dezga në provincën jugore iraniane Fars dhe jeton në gropat e bëra në shkretëtirë jashtë fshatit. 

Ndonëse fshatarët i ndërtuan një kasolle, ai vendosi të mos jetonte atje, vetëm që herë pas here të fshihej në të nëse ishte e nevojshme.

Dhe pse Amu jeton kështu, çfarë e bëri atë të jetojë pa kushte elementare higjienike, pothuajse pa asnjë kontakt me qytetërimin? 

(Kosova Sot Online)