Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë: Paqja, harmonia dhe begatia qofshin gjithmonë me ju

  • A.P /
  • 27 May 2026 - 05:50
Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë: Paqja, harmonia dhe begatia qofshin gjithmonë me ju

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, redaksia e gazetës "Kosova Sot Online" u shpreh urimet më të sinqerta të gjithë besimtarëve myslimanë, duke dëshiruar që kjo festë e shenjtë të sjellë paqe, shëndet, begati dhe mirëkuptim në çdo familje.

Kurban Bajrami përfaqëson vlerat më të larta të sakrificës, solidaritetit, humanizmit dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit. Në këtë ditë feste, forcohen lidhjet familjare e shoqërore, ndërsa ndihma dhe kujdesi për njerëzit në nevojë marrin një domethënie të veçantë.

Kjo festë na rikujton rëndësinë e tolerancës, respektit dhe bashkëjetesës, vlera që duhet të na udhëheqin çdo ditë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më humane.

Gëzuar Kurban Bajramin! Paqja, harmonia dhe begatia qofshin gjithmonë me ju dhe familjet tuaja.

(Kosova Sot Online)