Festa e Kurban Bajramit simbolizon sakrificën ndaj Zotit

  • A.P /
  • 27 May 2026 - 07:28
Festa e Kurban Bajramit simbolizon sakrificën ndaj Zotit

Myslimanët si në tërë botën, ashtu edhe në Kosovë, sot e kremtojnë festën e Kurban Bajramit, festë kjo e cila simbolizon sakrificën ndaj Zotit dhe humanitetin ndërmjet njerëzve.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban-Bajramit, është mbajtur në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë. 

Namazi i Kurban-Bajramit u fal në orën 05:40.

Me rastin e kësaj feste, dje kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka uruar besimtarët myslimanë.

Në mesazhin e tij, ai tha se kjo festë vjen pas përfundimit të Haxhit, njërit prej pesë shtyllave të Islamit, duke shtuar se Kurban Bajrami bart mesazhe dashurie, paqeje, solidariteti dhe respekti për njëri-tjetrin.

(Kosova Sot Online)