Ish-Prokurori në rastin e Millosheviqit: Të ketë Rusia veto në KS, njëjtë si të kishte Hitleri në Nuremberg

  • E.K /
  • 11 April 2022 - 13:47
Ish-Prokurori në rastin e Millosheviqit: Të ketë Rusia veto në KS, njëjtë si të kishte Hitleri në Nuremberg

Të ketë Rusia veto në OKB, është e barazvlefshme si të kishte Hitleri veto në Nuremberg, thotë ish-prokurori që ndoqi penalisht Sllobodan Millosheviqin.

Geoffrey Nice, ish-prokurori i Tribunalit të Hagës në rastin e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, ka thënë se të ketë tani Rusia veto në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i bie sikur të kishte Adolf Hitler veto në Nuremberg, ku nazistët ishin gjykuar për krimet e Luftës së Dytë Botërore.

“Fuqia e vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është njëjtë si të kishte Hitleri veto në Nuremberg”, ka thënë avokati britanik në “Times Radio”.

Nice beson se duke e hequr Rusinë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ose duke ia hequr fuqinë e vetos, do të ishte më e drejtë dhe sistemi dao të ishte më efektiv.  

Ai ka thënë se fuqia që e posedon Rusia në Kombet e Bashkuara, është e njëjtë sikur nazistët të kishin veto pas Luftës së Dytë Botërore, me të cilën do të vendosnin se kush do të gjykohej për krime në Nuremberg, në vitin 1946.

Liderë të ndryshëm botërorë thonë se Presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të ndiqet për krime lufte në Ukrainë. 

(Kosova Sot Online)